Thuhet se martesa është ‘puna’ më e vështirë në botë por cilat janë shenjat më tipike të një martese të dështuar dhe mënyrat më të mira për ta rregulluar atë?
Një prej arsyeve mund të jetë fakti që ju nuk tërhiqeni më nga njëri-tjetri. Kur shikoni pas arsyen pse keni zgjedhur bashkëshortin ose bashkëshorten tuaj, kuptoni që kjo arsye nuk jeton më me ju. Si pasojë, ndihet sikur martesa juaj ka humbur shkëndijën e saj. Kjo është një shenjë e rëndësishme e një martese të dështuar.
Por le të mendojmë pak më gjatë dhe të dimë arsyen se përse ndodh kjo?
Në një moment ju keni pushuar së kërkuari atë që ju pëlqen tek partneri juaj dhe nuk ndiheni më të interesuar për të vënë re të gjitha cilësitë e veçanta që ju tërhiqnin fillimisht tek partneri juaj.
Bezdia është një nga shkaqet më të mëdha për t’u shkatërruar emocionalisht. Tani të dy jeni përqendruar në atë që nuk ju pëlqen tek njeri-tjetri. Pra, në vend që të komunikoni në mënyrë të qetë një çështje dhe ta çoni drejt zgjidhjes, ju fajësoni ose akuzoni partnerin deri në pikën ku mund të ndihet i nënvlerësuar.
Ndjenja e shkëputjes emocionale nga partneri juaj mund të çojë në mungesë interesi për tu lidhur seksualisht me të. Në fund të fundit, kur nuk po ndiheni të lidhur emocionalisht me partnerin tuaj, pse do të dëshironit të angazhoheshit në një akt që nënkupton lidhjen përfundimtare?
Për të ndaluar dështimin e një martese, është e rëndësishme të kuptoni shkakun e pasojave.
Marrëdhënja seksuale mund të jetë një nga mënyrat më të mira që problemet në çift të dalin nga mendja juaj, për tu rilidhur me trupin tuaj dhe për të gjeneruar oksitocinë (e njohur si hormoni i dashurisë) dhe endorfinë. Ballafaqimi me emocionet tuaja jo vetëm që do të parandalojë argumentet negative por edhe do të ulë hormonet e stresit dhe do të rrisë hormonet tuaja të lumturisë.
Motivimi për t’u marrë me çështje në marrëdhënien tuaj zakonisht vjen nga të paturit e një vizioni të përbashkët. Ajo që është me të vërtetë interesante është se ndërsa mund të keni disa ndjenja thelbësore që janë të njëjta, interpretimi juaj për ato është krejtësisht i ndryshëm.
Për të shmangur keqkuptimet më vonë, duhet të kuptoni se çfarë do të thotë secila prej këtyre ndjenjave thelbësore për të dy ju.
Shumë herë ju bëheni plotësisht të fiksuar se partneri juaj po ‘shkel’ diçka të rëndësishme për ju ose po shkon kundër asaj që doni të përjetoni. Sidoqoftë, ajo që zakonisht nuk e pranoni ose e kuptoni është se ju vetë shpesh jeni duke operuar shumë më poshtë seç duhet dhe po i shkaktoni po aq dëm marrëdhënies tuaj.
Kur e keni të qartë se si doni të silleni dhe të keni një busull për të arritur atje, është shumë më e lehtë të ndiheni të motivuar për të ecur përpara me qëllimin për të qenë versioni më i mirë i vetvetes dhe një person që mban gjallë një martesë të lumtur.
