“Shkodra Elektronike” ka publikuar gjatë ditës së sotme në kanalin e tyre në You Tube edhe videoklipin e këngës së njohur shkodrane “Synin si Qershia” por të punuar sipas një stili dhe fryme moderne nga grupi muzikor i përbërë prej Kolë Lacës dhe Beatriçe Gjergjit. 
Kujtojmë se kënga e përpunuar u publikua fillimisht në versionin audio dhe u transmetua për herë të parë në programin “Disko Radio” në valët 92 megaherz të Radio Shkodrës ku ishte i ftuar Kolë Laca përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë telefonike nga Italia dhe tregoi për detajet e përpunimit të këngës së njohur shkodrane “Synin si Qershia” por edhe foli për skenat e ndërtuara në videoklipin e këngës që ishin pjesë e një feste familjare të duos muzikore dhe më saktë fragmente të shkëputura nga dasma e vëllait të artistit, Kolë Laca.
Intervistën e plotë me grupin “Shkodra Elektronike” mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
Videoklipin e këngës “Synin si Qershia” mund ta shikoni duke klikuar këtu.