Me 12 tetor të vitit 1985,  këngëtarja Jennifer Rush ishte në vendin e parë, në top listen e singlave më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar me këngën “The power of love”. Kënga qëndroi në këtë pozicion për pesë javë dhe u bë kënga më e shitur e vitit, si dhe kënga më e shitur ndonjëherë nga një këngëtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë datë të vitit 1991, albumi i katërt i grupit Simply Reds, “Stars”, mbante vendet e para të top listave britanike për herë të parë. Ky album u bë albumi më i dëgjuar në vitet 1991 dhe 1992 në Mbretërinë e Bashkuar, duke qendruar për plot 134 javë në top listë.
Në po këtë datë të vitit 2008, grupi Oasis u rendit në vendin e parë në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi “Dig Out Your Soul” ishte albumi i shtatë dhe i fundit i grupit.