Këngëtarja e njohur shkodrane Niki Mjeda ishte e ftuar sot përmes një bisede të drejtpërdrejtë në programin e paradites në Radio Shkodra, “Disko Radio”.
Këngëtarja foli për pjesëmarrjen e saj në Ahengun Shkodran që u zhvillua një ditë më parë por edhe për përzgjedhjen mes finalistëve të festivalit “Zambaku i Prizrenit” që do të mbahet nesër pa publik dhe që për Nikin do të jetë hera e parë që ajo bëhet pjesë e një evenimenti të tillë të kulturës shqiptare.
Megjithatë pjesëmarrjet në kompeticione muzikore nuk do të mbarojnë me kaq për artisten shkodrane pasi ajo do të marrë pjesë edhe në festivalin e “Luleborës” që organizohet në Shkodër.
Niki Mjeda gjatë intervistës foli edhe për studimet e saj që po i zhvillon në Tiranë por na zbuloi edhe pasionin e saj për thurjen në tezgjah dhe për shumë detaje të tjera interesante që nuk i dinim më herët.
