Aktori i ri Josif Sina ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Disko Radio” që transmetohet çdo ditë të javës në orën 10 në Radio Shkodra.

Ai ishte aktori kryesor i dramës “Bosh” që u shfaq për tre ditë me radhë në fundin e shtatorit në kryeqytet dhe ajo që tërheq vëmendjen përveç bukurisë së dramës është fakti se aktori shfaqet nudo në pjesën më të madhe të saj.
Aktori gjatë intervistës u shpreh se në art nuk duhet të ekzistojë fjala “tabu” edhe pse e pranoi se artistët në vendin tonë kanë komplekset e tyre por ai u shpreh gjithashtu se edhe media vetë duhet të ndryshojë e të mos i japë aq rëndësi nudizmit në art sepse kjo është diçka që ka ndodhur me shekuj më përpara në botë.
Nudizmi sipas Josifit është si të veshësh një kostum dhe asgjë më shumë. Aktori i ri foli në këtë intervistë edhe për planet e tij të afërta por edhe për largimin e tij nga Shqipëria.