52Oni ishte i ftuar sot në programin e orës 10 “Disko Radio” që transmetohet në valët e Radio Shkodrës.
Artisti tregoi për projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Jo mo” dhe klipi i së cilës është realizuar në një nga pikat më të bukura turistike të Shqipërisë pikërisht në zonën e Shëngjergjit dhe realizimet kanë zgjatur më pak se 24 orë.
52Oni foli edhe për periudhën pandemike ku ndonëse vera sipas tij nuk ishte aq frutdhënëse përsëri ai nuk kishte preferuar të bënte pushime verore për shkak të impenjimeve që ka në biznesin e tij privat.
Artisti tregoi edhe për projektet e reja me të cilat do të vijë së shpejti.
Intervistën e plotë me artistin 52Oni mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
