“Arie t’krisuna”, kështu quhet vëllimi poetik i shkodranes Desantila Qerimaj dhe duhet thënë që është libri i parë i saj, i gjithi me poezi që pasqyrojnë gjendjen e shpirtit njerëzor në përgjithësi e të autores në veçanti në momente të ndryshme të jetës.
Desantila Qerimaj ka studiuar për violonçel në Padova të Italisë por përveç muzikës duket se edhe qëndisja e fjalës së dalë nga ndjenja e brendshme zë vënd më së miri tek ajo.
Në një intervistë të drejtpërdrejtë për emisionin “Disko Radio” që transmetohet në Radio Shkodra në orën 10 tregoi jo vetëm punën e saj disa vjeçare për përgatitjen e librit por foli edhe për përditshmërinë e saj në Londër, qytetin ku ajo jeton prej shumë vitesh.
Për ta dëgjuar intervistën me poeten shkodrane Desantila Qerimaj, klikoni këtu.
©️ Marjo Gjini
