Këngëtarja e njohur e Malësisë, Vida Kunora na surprizoi të gjithëve me bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtaren Ingrid Gjoni në këngën e publikuar së fundmi “Me Zemër”.
Pikërisht për këtë projekt ajo ishte e ftuar në një intervistë të drejtpërdrejtë në valët e Radio Shkodrës në programin e përditshëm “Disko Radio” që transmetohet çdo ditë të javës në orën 10.
Në këtë intervistë të saj, ajo u shpreh se ftesa për bashkëpunim i erdhi nga Ingrid Gjoni gjatë një koncerti të zhvilluar në Londër për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje. Një ftesë që Vida Kunora e mirëpriti duke qënë se këngëtarja ka një miqësi të hershme me artisten Ingrid Gjoni.
Vida Kunora tregoi shumë detaje jo vetëm nga projekti më i fundit muzikor por edhe për jetën e saj private ku deklaroi se shumë shpejt do të largohet nga Shqipëria në drejtim të SHBA-ve por për të ndjekur të plotë këtë intervistë të sajën, klikoni këtu.
©️ Marjo Gjini
