Në këtë foto ky baba detyrohet të mbajë në kokë një thes plastike pasi u zu rob. Ndodhet në një kamp burgimi afër Najafit, në Irakun e Jugut.
Nuk mund të shohë asgjë, vuan temperaturat e larta, ndoshta është i uritur, ndoshta është i etur. I lejohet të kalojë disa momente me djalin e tij. Përkundër gjendjes së tij, arrin të gjejë forcën për të fshehur të gjitha vuajtjet për të ngushëlluar djalin e tij të frikësuar pas telave me gjemba. Mundohet të qetësojë djalin e tij 4-vjeçar duke i vendosur një dorë të balli dhe tjetrën të beli i vogëlushit.
Duket sikur i thotë: “Gjithçka do të bëhet më mirë, mos u shqetëso, tani je me babin”.
Fotografia u shkrep më 31 mars 2003. Thesi në kokë ishte një praktikë e ushtrisë amerikane për të çorientuar të burgosurit dhe për të mbrojtur identitetin e tyre. Kjo foto fitoi çmimin Fotoja e Vitit 2004 nga World Press.
Fotografi e Jean Marc Bouju.
