Përmes një lidhjeje telefonike të drejtpërdrejtë sot në programin “Disko Radio” në valët 92 mhz të Radio Shkodrës ishte i pranishëm me zërin e tij një prej këngëtarëve më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar por njëkohësisht edhe më të klikuar në kanalin You Tube. 

Bëhet fjalë për artistin nga trojet shqiptare në Malin e Zi, David Dreshaj ku së fundmi ka publikuar edhe projektin e tij më të ri muzikor që në fakt është i shfaqur në dy versione: shqip dhe anglisht, “Nuk e dua” dhe “I Believe”.

Këngëtari i njohur David Dreshaj mes të tjerash foli edhe për lidhjen e tij të veçantë me Shkodrën por duke mos lënë pa përmendur edhe faktin se një pjesë të edukimit të tij muzikor e ka marrë pikërisht në këtë qytet.

Intervista e realizuar sot ishte e mbushur me detaje dhe për ta ndjekur atë të plotë klikoni këtu.

©️ Marjo Gjini