Sot në programin e përditshëm “Disko Radio” në Radio Shkodra 92 mhz ishte i ftuar arbitri shkodran i futbollit Jetmir Podgorica.
Ai në këtë intervistë foli për organizimet sportive dhe vështirësitë e tyre sidomos në një qytet si Shkodra por që përtej tyre kanë edhe anën e bukur e madje për shkak të disa avantazheve që sjellin këto lloj organizimesh ja vlen të zhvillohen sërish në të ardhmen.
Personat që i përkasin komunitetit të futbollit siç janë kryesisht lojtarët apo edhe arbitrat e futbollit dihet që kanë një afrimitet me muzikën sidomos kur bëhet fjalë për të festuar triumfet e tyre por mesa duket arbitrat shkodranë shkojnë përtej kësaj dhe këtë na e zbuloi arbitri i kolegjiumit të Shkodrës, Jetmiri i cili na rrëfeu se ai por edhe arbitra të tjerë nga Shkodra kishin një pasion të veçantë për fizarmonikën por për të zbuluar më shumë, ndiqni intervistën e realizuar sot në studio duke klikuar këtu.
©️ Marjo Gjini
