Këngëtarja shkodrane Marjana Begu, fituese e spektaklit talent show “Gjeniu i Vogël” në edicionin e tij të 7, dha sot intervistën e saj të parë në Radio Shkodra pas një periudhe shkëputjeje totale nga muzika.
Një intervistë e drejtpërdrejtë në programin e përditshëm “Disko Radio” që transmetohet në orën 10 dhe që dhuroi tepër emocion me rrëfimin e sinqertë të këngëtares Marjana Begu.
Ajo tashmë ka nisur studimet në shkollën artistike “Prenkë Jakova” dhe pati së fundmi edhe paraqitjen e parë skenike para publikut në mini-koncertin e zhvilluar në Shkodër me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2020-2021.
Por si e pritën kolegët e saj këtë rikthim të Marjanës në muzikë, cili do të jetë spektakli më i afërt ku do ta shohim sërish këngëtaren e dashur shkodrane dhe për shumë pyetje të tjera Marjana Begu i dha përgjigjet në këtë intervistë që mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
©️ Marjo Gjini
