Sot në programin e paradites “Disko Radio” në valët 92 mhz të Radio Shkodrës u fol për një iniciativë tepër të veçantë të ndërmarrë nga organizata jofitimprurëse “Food Bank” që vepron në Shkodër.
Kjo iniciative ka në thelb ndihmën për individët dhe familjet në nevojë në qytetin e Shkodrës përmes një bashkëpunimi më të ngushtë midis aktivistëve të “Food Bank” dhe shitësve në tregun kryesor të fruta-perimeve në qytet ku në fund të ditës nuk do të ketë më humbje ushqimore pasi ato do të shkojnë si ndihmë ndaj familjeve në nevojë.
Për këtë iniciativë por edhe për mënyrën si operon “Food Bank” ishte i ftuar koordinatori i saj, Alfred Zefi ku foli më me detaje rreth projektit “Fresh Food” dhe për ta ndjekur intervistën e plotë të transmetuar sot në Radio Shkodra, klikoni këtu.
©️ Marjo Gjini
