Ky eshte perfundimi i arritur në nje studim tê bërë me 63,682 njerëz në një analizë që përmblodhi 16 studime ndërkombëtare. Ndër të dhënat e mbledhura, ata matën nivelin e acidit margarik, pentadesilik dhe acidit palmitoleik në gjak.
Prania e këtyre tre acideve yndyrorë të ngopur bën të mundur që të matet direkt sasia e prodhimeve të qumështit të pasur me yndyrë të konsumuar nga të gjithë pjesëmarrësit. Shkencëtarët vëzhguan pastaj të dhëna vullnetare për gati 20 vite ku vetem 24% e pjesëmarrësve zhvilluan diabetin e tipit 2.
Por ja çfarë zbuloi studimi:
Si për burrat edhe për gratë, personat me përmbajtjen më të lartë të yndyrës në fillim të studimit kishin rrezikun e diabetit të tipit 2 në masën 35% më të ulët se pjesmarrësit që kishin përqindjet më të ulëta të tyre në fillim të studimit.
Me fjalë të tjera, ata që konsumonin prodhime qumështi me yndyrë më të lartë kishin më pak gjasa të zhvillonin diabetin e tipit 2.
Matja e shënuesve biologjikë të acideve yndyrorë të konsumuar nxjerr në pah nevojën e rishqyrtimit të përfitimeve potencialë metabolikë të lëndës yndyrore të qumështit ose të ushqimeve të pasur me qumësht, siç është djathi.
Ashtu si qëniet njerëzorë, ushqimet kanë një “personalitet” kompleks. Ata nuk janë “të gjithë të mirë” ose “të gjithë keq”. Ata kanë cilësitë e tyre dhe të metat e tyre. Në një cope djathë, në një ananas ose në një kokërr orizi, ka me qindra substanca që veprojnë në trupin tonë në një mënyrë shumë të veçantë. Është e pamundur të kuptojmë gjithçka që ndodh në trupin tonë kur ne kafshojmë një domate ose një copë bukë.
Edhe djathi nuk i shpëton rregullit. Po më tepër, ai acidifikon organizmin. Po, ai ndoshta nuk ndihmon në forcimin e eshtrave.
Por ne kemi parë se yndyrnat që përmbahen në të mund të lidhen me një rrezik më të ulët të diabetit.
Atëhere herën tjetër kini parasysh të hani djathë të freskët deleje të shoqëruar me pak vaj ulliri ekstra te virgjer dhe me perime jeshile.
©️ Ana Kalleshi
