Moderatorja dhe gazetarja e njohur shkodrane Renata Dragusha prej disa kohësh jeton larg Shqipërisë e më saktë në Francë ku ka krijuar familjen e saj në qytetin e Nicës.

Prej pak ditësh ajo ndodhet në Shkodër dhe sot Renata Dragusha ishte e ftuara e emisionit të pasdites në Radio Shkodra, “Kënga Juaj” ku tregoi për jetën e saj në Francë, për përvojën e fituar si një nënë e një vajze të vogël dhe për shumë të tjera. Në fund të intervistës pati edhe një surprizë të bukur të përgatitur nga Blerta Kopliku.
Për të ndjekur intervistën e mbushur me detaje klikoni këtu.
©️ Marjo Gjini