Shija është e lidhur ngushtë me nuhatjen. Mendohet se pjesët e ndjeshme ndaj sheqerit nuk ekzistojnë më tek macja. Megjithatë disa pretendojnë se maceve të tyre u pëlqejnë ëmbëlsirat.
Me siguri që për këtë gjë ndikon përbërja me qumësht e ëmbëlsirave. Macet e kanë më pak të zhvilluar shqisën e shijes. Ato kanë 473 bulba të shijes kundrejt 9000 të tillave tek njeriu. Por këto 473 bulba mjaftojnë që ju t’ja ndryshoni ushqimin maces çdo ditë.
Shijet që dallon macja
Macja njeh katër shije: të ëmblën, të hidhurën, të kripurën dhe të thartën. Macja arrin ta dallojë shijen e një ushqimi në kushte optimale në 30°C, sepse kjo është temperatura e një preje të saj.
Në rast se doni t’i bëni hile, jepini një ushqim që nuk i pëlqen në 0°C.
Macja fillon të mësohet me shijet që në moshë të vogël
Ajo mësohet aq shumë me ushqimet e para që i jepen saqë mund të mos pranojë asnjë ushqim tjetër me të cilin nuk është mësuar.
Mësojeni macen me gjithçka sa më shpejt që të jetë e mundur
Për të evituar refuzimin, ushqimi mund të jetë i njëjtë, por të mos jetë i përbërë vetëm nga një përbërës.
Përbërja e ushqimit
Përbërja e ushqimit është shumë e rëndësishme.
Pjesës më të madhe të maceve nuk u pëlqejnë ushqimet që ngjisin. Atyre u pëlqejnë ushqimet shumë të njoma ose shumë të thata, por jo ushqimet e ndërmjetme. Prandaj nuk këshillohet që të njomen kroketat.
Ushqime në temperaturën e duhur
Maceve u pëlqejnë ushqimet në temperaturën 38°C, që është temperatura e presë. Prandaj nxirrini ushqimet nga frigoriferi përpara se t’ia jepni maces. Macja ha kroketat e kuqe, jeshile dhe blu. Ato janë të kuqe për t’i kujtuar ngjyrën e mishit. Maceve u pëlqejnë më shumë copat e vogla. Atyre u pëlqen mishi në copa i pjekur më shumë se mishi i gjallë.
