Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuret me hijeshi deti, ranishtja, lumi, delta me ishuj, kodra, pylli, laguna e fusha.
Vetëm 30 minuta larg qytetit të Shkodrës, plazhi pret me mijëra vizitorë çdo vit, jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe nga vendet tjera, sidomos nga Polonia e Çekia.
Plazhi shtrihet në gjatësi 14 kilometërshe, prej grykëderdhjes së Bunës e deri tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”. Të paktën 250 ditë të vitit janë me diell!
Për më shumë ndiqni vlogun tim në Velipojë.
