Të gjithë e mbajmë mend atë ndeshje të çmendur të kombëtares sonë në fushatën eleminatore për Kupën e Botës 2018 në mes Shqipërisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (sot quhet Maqedonia e Veriut) ku kuqezinjtë fituan 2 me 1 në ditën e dytë të asaj ndeshjeje.
Duke qënë se ndeshja e planifikuar e 5 Shtatorit 2016 u ndërpre kur rezultati ishte i barabartë 1 me 1 për shkak të një rrebeshi të madh shiu që ra atë mbrëmje në Shkodër dhe që ngjante me një suferinë të vërtetë atëherë fati i asaj ndeshje u vendos në dy ditë ku kombëtarja triumfoi 2 me 1.
Megjithatë ky shkrim më tepër se asaj fitore me vlera historike i dedikohet atmosferës magjike që u prodhua në rrugët e Shkodrës e në mënyrë të veçantë në pedonalen e saj apo piacën e Shkodrës e thënë ndryshe ku unë pata fatin ta dokumentoj në një farë mënyre atë ditë-natë të bukur të qytetit nëpërmjet aparatit tim fotografik.
Për më shumë klikoni në kanalin tim në You Tube.
©️ Marjo Gjini
