Mesa duket Shtatori mbetet një muaj i veçantë jo vetëm për faktin se po na troket vjeshta por edhe sa i përket vlerave dhe trashëgimisë kulturore që simbolizon ai.
Muzeu Historik i Shkodrës ka një dedikim të veçantë për këtë muaj të konsideruar si muaji i trashëgimisë kulturore.
Ja çfarë shkruhet në faqen e Muzeut Historik të Shkodrës:
“Nis muaji Shtator në të cilin promovohen vlerat kulturore dhe tradicionale, Muaji i Trashëgimisë Kulturore. Sot ndajmë me ju nga Fondi i Etnografise, Muzeu Historik Shkodër, sandale dhe çizme. Zona, qytet Shkodër. Vitet ’30 të shek. XX. (nga tradita tek moderniteti)”.
©️ Marjo Gjini
