Këngëtarja e njohur shkodrane Ketlin Pjalmi feston sot ditëlindjen e saj.
Artistja e re në moshë i ka nisur hapat e parë të saj artistikë shumë kohë më parë me daljet e para televizive që kur ishte ende një fëmijë i vogël në televizionet lokale të Shkodrës ndërsa një hap i rëndësishëm i saj ishte pjesëmarrja në spektaklin e talenteve për fëmijët në muzikë “Gjeniu i Vogël” në edicionin e katërt të tij.
Ndërkohë këngëtarja numëron edhe disa pjesëmarrje në kompeticionet muzikore të zhvilluara në vend sa i përket muzikës së lehtë dhe asaj moderne siç është “Kënga Magjike” apo edhe festivali i muzikës moderne “Top Fest” i cili ka pësuar disa ndryshime nga formati i vjetër.
Këngëtarja shkodrane Ketlin Pjalmi këndon me një zë të veçantë edhe në muzikën popullore ku është e pranishme në shumë prej spektakleve të zhvilluara në teatrin “Migjeni” në Shkodër, i nderuar në 70-vjetorin e tij si teatër profesionist me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës. Një ndër këto pjesëmarrje mund të veçojmë festivalin e muzikës popullore “Luleborë” ndërkohë që artisten e kemi parë shpesh edhe në rolin e moderatores në skenë pra me pak fjalë një showgirl i vërtetë.
Kujtojmë që Ketlin Pjalmi ishte e ftuar në një intervistë përmes telefonit në programin e përditshëm “Disko Radio” në valët e Radio Shkodrës për të përshkruar ditët e saja të karantinës ku veçoi dëshirën e saj të zjarrtë për të përqafuar gjyshen e saj në ato ditë të vështira. Intervistën e saj më të fundit në Radio Shkodra mund ta ndiqni këtu.
©️ Marjo Gjini
