Emisioni që shoqëron paraditet tuaja të përditshme “Disko Radio” në valët 92 mhz të Radio Shkodrës dhe që transmetohet nga e Hëna në të Premte në orën 10⁰⁰ të paradites si dhe në fundjavë (Shtunë dhe Dielë) në orën 11⁰⁰ prej muajit Gusht i ka dhënë prioritet promovimit të zonave më të bukura të Shkodrës dhe guidave turistike të të gjitha trojeve shqiptare.
Gjatë kësaj periudhe janë promovuar në mënyrë të detajuar deri tani guidat turistike të qytetit të Shkodrës, ishullit të Shurdhahut, kalasë “Rozafa”, luginës së Kirit, Malësisë së Madhe, Thethit, Velipojës, Dibrës, Kukësit, Pukës dhe Tropojës.
Në emisionin e nesërm do të prezantohen dy guida të reja turistike dhe ato janë: Bulqiza dhe Mati sëbashku me bukuritë natyrore që ato ofrojnë por edhe rekomandimet e gjërave që nuk duhen humbur kur të vizitoni këto anë të bukura të Shqipërisë.
