Depresion, ankth dhe shqetësim. Sipas studimeve, shumë persona e përjetojnë këtë gjendje në fund të verës dhe në fillim të muajit shtator.
Ankthi shkaktohet nga një sërë faktorësh, si për shembull: afatet kohore në punë, një vizitë mjekësore, një ndodhi me rëndësi apo një shpërngulje.
Por pse jemi më të stresuar se zakonisht në shtator? Ja 3 arsyet kryesore:
Truri reagon ndaj ndryshimit të motit. Me pakësimin e ditëve me diell, ndikohet prodhimi i serotoninës në tru, hormonit që ndikon humorin, nepsin dhe gjumin. Mungesa e diellit dhe serotoninës mund të sjellë episode depresive.
Me ardhjen e Shtatorit, marrin fund pushimet. Gjatë verës, ne heqim dorë nga rutina dhe zakonet që ndjekim gjatë vitit. Me ardhjen e vjeshtës, duhet të përshtatemi sërish me stilin e jetesës që na shoqëron shumicën e vitit.
Shtatori nënkupton fillimin e shkollës, edhe nëse jeni diplomuar vite më parë. Dhe siç ndiheshim kur ishim fëmijë, në stres dhe jo rehat, ashtu ndihemi dhe tani, edhe pse s’kemi për t’u kthyer në shkollë.