Një nga këngëtaret më të dashura të publikut feston sot ditëlindjen e saj.
Parashqevi Simaku ka qënë padyshim një nga ikonat e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare.
Ajo mbetet e dashur për gjithçka dha në skenë, para viteve ’90.
E bukur, por mbi të gjitha me zërin e saj, Parashqevia fitoi shumë shpejt zemrat e publikut shqiptar.
Por pas largimit në SHBA, flitet se pas divorcit, jeta e saj është vështirësuar vitet e fundit.
Është raportuar pak vite më parë se ajo vuan nga paraliza faciale, që i ka prekur gojën. Ndaj ajo nuk përformon më në skena dhe këngë të sajat.
Shpresojmë që Parashqevia të shërohet dhe të këndojë sërish. Një këngëtare si kjo, i mungon skenës shqiptare.
Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës.
Ajo që e vogël filloi të këndojë, duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.
Këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Më 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”.
Më 1988 fiton çmimin e parë në Festivalin e 27-të të Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”.
Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që ajo u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH si e ftuar.
Emisioni “Kënga Juaj” në Radio Shkodra do të nisë me një kolazh me disa nga këngët e repertorit të këngëtares së dashur shqiptare sot në orën 16⁰⁰.