Këngëtarja e njohur shkodrane Mukades Çanga feston sot 61-vjetorin e lindjes.
Ajo i ka falur aq shumë emocione spektatorit shkodran në paraqitjet e saja skenike për vite me radhë me zërin e saj të bukur por edhe me natyrën e çiltër.
Programi “Kënga Juaj” ka përgatitur një surprizë të veçantë për ditëlindjen e artistes së mirënjohur shkodrane gjatë transmetimit të tij në Radio Shkodra livestream në Facebook.
Kujtojmë që këngët popullore të këngëtares Mukades Çanga janë ndër më të transmetuarat në hapësirën popullore të programit “Kënga Juaj” në valët e Radio Shkodrës.
Deri në pritje të surprizës së sotme po risjellim një intervistë telefonike që këngëtarja ka dhënë për dëgjuesit shkodranë pak kohë më parë.
Këtu mud të ndiqni telefonatën surprizë me këngëtaren Mukades Çanga dhe bashkëshortin e saj Sabah Baxhën realizuar në emisionin “Kënga Juaj” në valët e Radio Shkodrës:

