Në ditë të nxehta, një gotë e ftohtë uji të shijon shumë por duhet të dini gjithashtu rreziqet që ka për shëndetin tuaj, nëse pini ujë të ftohtë me akull.
Pirja e ujit të ftohtë ndikon në ezofag, duke e dëmtuar atë, dhe kjo do të bëjë që ju të keni vështirësi në gëlltitjen e ushqimit dhe lëngjeve.
Një studim ka treguar se për shkak të pirjes së ujit të ftohtë, shumë njerëz vuajnë nga dhimbja e kokës. Ndërsa për ata që ishin me migrenë, dhimbja e kokës u shtohej dyfish, nëse pinin një gotë ujë me akull.
Disa njerëz kanë pohuar se pirja e ujit dhe ngrënia e ushqimeve të ftohta, u ka shkaktuar dhimbje fyti për një periudhë të gjatë dhe ftohje.
