Si sot 110 vjet më parë lindi, Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza, një nga personalitetet shqiptare më të njohura në të gjithë botën. Një misionare katolike, që gjithë jetën e saj ia dedikoi njerëzve të varfër, duke shpëtuar mijëra jetë njerëzish.

Puna saj e palodhur në Kalkutë, e bëri atë një nga njerëzit më të njohur në botë. Nënë Tereza u vlerësua me 9 çmime në jetën e vet ku më i rëndësishmi ishte çmimi Nobel për Paqen më 17 tetor në vitin 1979.

“Unë jam një laps i vogël në duart e Zotit, i cili po dërgon letra dashurie nëpër botë”, shprehej gruaja që i la gjurmë të thella vlerave dhe mirësisë në mbarë botën.

Ajo është shpallur e shenjtë nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor 2003 dhe nga Papa Françesku më 4 Shtator 2016.

Nënë Tereza vlerësohet sot si një nga njerëzit më me ndikim të shekullit 20-të në të gjithë botën.