Imen Es feat. Alonzo – 1ère fois , është një këngë franceze publikuar në mars të këtij viti, gjatë karantinës e tani në verë po merr një boom dhe vëmendje të madhe.
Kënga e cila numëron mbi 50 milionë klikime dhe mbi 27 mijë komente, flet për dhunën ndaj gruas, një temë delikate.
Fabula e këngës është e tillë: Motra i tregon të vëllait për njeriun që dashuron por që fatkeqsisht ky person e dhunon.
Me siguri e keni dëgjuar këtë këngë, ndoshta e dëgjoni çdo mëngjes kur bëni dush, nëpër lokale, makina, nëpër “InstaStory”, etj etj.
Por nuk mbaron me kaq, arsyeja përse ju sollëm deri këtu është fakti se mes 27 mijë komenteve, ato që bien në sy dhe janë më të shumtit, janë ato të shqiptarëve.
Një gjë të tillë s’e kishim parë ndonjëherë, por duket se kjo këngë ka prekur dhe ka bërë më shumë për vete shqiptarët se vetë francezët, por duke llogaritur 54 milionë klikimet, sigurisht që shqipëria në këtë numër ka dhënë një kontribut shumë të vogël pasi, as nuk jemi shumë në shifër ne krahasim me francën, por kur diçka na pëlqen, jemi emocional dhe e shprehim.
