Një palë syze të Mahatma Gandhi-t janë shitur në një ankand me vlerën rekord prej 260 mijë paundësh. Syzet u shitën përmes një oferte telefonike nga një koleksionist amerikan vetëm gjashtë minuta pasi kishin nisur ofertat.
Syzet e Gandhi-t pritej të shiteshin rreth 15 mijë paund, shkruajnë mediat e huaja.
Andrew Stowe i cili organizoi edhe ankandin tha se pronari i syzeve ishte një burrë i moshuar nga Mangotsfield i cili thoshte se paratë e fituara do i ndante me vajzën e tij.
Syzet e Gandhi-t ishin trashëguar brez pas brezi në familjen e pronarit, pasi një i afërm i tyre u takua me Gandhi-n në një vizitë në Afrikën e Jugut në vitet 1920.
