Artisti i ri shkodran Adriano Delia ose i njohur ndryshe thjesht me emrin Adriano sapo ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor.


Kënga e re është një baladë dhe mban titullin “A t’kujtohet” ku i këndohet dashurisë së humbur. Kënga ka ardhur përmes videoklipit të realizuar në pikën turistike të Velipojës ndërsa përsa i përket produksionit janë kujdesur për muzikën Yung Panda dhe për grafikën Denis Vukatana.


Kësaj here këngëtari Adriano ka preferuar të vijë solo ndryshe nga bashkëpunimet e shumta të realizuara në projektet e kaluara ndërkohë kujtojmë që kjo është kënga e dhjetë e tij dhe pritet të ketë sukses.

Ndiqni këngën e re të këngëtarit Adriano duke klikuar linkun e mëposhtëm:

https://youtu.be/bbpVowOhOag