Harroji për një çast të gjitha ose më mirë të themi lëri të gjithë për një ditë ose ndoshta edhe më shumë e nisu për në lumin e Shalës.

Ata që e kanë vizituar është e kotë t’i pyesësh për përshtypjet e asaj natyre të mrekullueshme dhe atij lumi aq të kulluar kristal por nëse akoma nuk e keni vizituar atë atëherë jeni në kohën e duhur sepse ka gjithmonë arsye për të kaluar një fundjavë në lumin e Shalës.
Nuk do të gjeni valë për telefonin apo internetin ama ka plot të tjera: natyrën në kufirin e të virgjërës, ngjyrat e pabesueshme të lumit që vazhdon ecejaket e tij në drejtim të Thethit, gjelbërimin e maleve aty pranë e shumëçka tjetër.
Mos harroni baterinë e telefonit sepse telefonin e di që nuk e harroni sepse galeria e fotografive do t’ju jetë mirënjohëse!
Shijoni lumin e Shalës me disa nga pikëpamjet e mija të realizuara në udhëtimin tim më të fundit atje.

Ndiqni përvojën time në lumin e Shalës përmes vlogg-ut të realizuar atje duke klikuar linkun e mëposhtëm: