Këngëtari franko-amerikan Joe Dassin pushtoi majat e charteve në mbarë botën e në mënyrë të veçantë në Francë në vitet ’70-të me këngën-rrëfim të dashurisë që u adhurua nga e gjithë bota “Et si tu n’existais pas”.
Ai lindi me 5 Nëntor 1938 në New York të SHBA-ve. Adhuronte në mënyrë të veçantë Greqinë dhe kalonte shpesh pushimet e tij atje, në shtëpinë e prindërve të tij, babait Jules Dassin dhe nënës, Melina Mercuri-t në Epidaurus. Joe Dassin u shfaq si aktor në disa filma si: “Topkapi” në vitin 1964 ku luajti rolin e “Josef”-it. Me 26 Dhjetor 1964 nënshkroi me kompaninë e njohur CBS Records ku menjëherë arriti sukses të madh duke regjistruar këngë në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht dhe greqisht.
Dassin u martua me Maryse në Paris me 18 Janar 1966 dhe pati një djalë nga kjo martesë, Joshua. Fatkeqësisht, fëmija i tyre u lind dy muaj e gjysmë më herët dhe vdiç pesë ditë pasi erdhi në jetë. Natyrisht pas këtij momenti të trishtë në jetën e tij, artisti tronditet shumë dhe bie në depresion të thellë. Përkundër të gjitha përpjekjeve të tyre, martesa e tij me Maryse nuk arriti të mbijetonte dhe ndahet në vitin 1977 nga ajo. Me 14 Janar 1978 ai u martua me Christine Delvaux, me të cilën pati dy djem.
Sado që u largua i ri nga jeta, i goditur nga një atak në zemër në vitin 1980 duhet thënë se këngët e tij mbeten të pëlqyera gjithmonë.
“Et si tu n`existais pas” është ajo që u dashurua menjëherë nga publiku dhe në vitet ’70-të dëgjohej kudo. Një këngë e mrekullueshme, e ëmbël e cila shfaqet në një mënyrë romantike për t’i shprehur dashurinë dikujt dhe e konsideruar si një nga baladat më erotike ku i këndohet dashurisë së pakufishme.
“Nëse nuk do të ekzistoje ti, më thuaj pse do duhej të ekzistoja unë?”

Sot gjatë emisionit “Kënga Juaj” në valët 92 mhz të Radio Shkodrës do t’i dedikohet një minutazh i caktuar artistit në 40-vjetorin e vdekjes së tij duke nisur nga ora 16⁰⁰.
Ndiqni një prej baladave më të famshme botërore të këngëtarit në linkun e mëposhtëm: