Këngëtari i njohur shkodran Bert Naraçi ka sjellë për publikun disa prej këngëve më të njohura shkodrane me autor Pjetër Gjinin apo e thënë ndryshe poetin e njohur të humorit shkodran në një kolazh të shoqëruar me bandën e tij muzikore.
Këngë të tilla si: “Plak me Marak”, “Salepi” apo “Pula Gjeli” janë ndër këngët që janë kënduar gjithmonë në familjet e vjetra shkodrane në raste festive dhe familjare por tashmë vijnë të realizuara me cilësi dhe mjeshtëri nga zëri i artistit shkodran.
Kolazhi i Bert Naraçit do të transmetohet premierë sot në programin “Kënga Juaj” në Radio Shkodra, 92 mhz në orën 17⁰⁰.
Për më shumë ndiqni kolazhin në You Tube të këngëtarit Bert Naraçi:
