Lumi i Vermoshit ndodhet në pjesën veriperëndimore të Alpeve Shqiptare dhe rrjedh nga perëndimi në lindje përmes luginës së Vermoshit.

Sipërfaqja e pellgut të tij është 142 km2 ku 89 km2 prej të cilave ndodhen brenda territorit të Shqipërisë).

Lugina e lumit të Vermoshit ka formën tipike të një lugu me prejardhje akullnajore, me krahë të pjerrët e me një fund të sheshtë e të gjerë 150-200 m, zallishtor që e ruan këtë trajtë deri në derdhjen e përroit të Lepushës.

Pak pas derdhjes së përroit të Lepushës, lumi i Vermoshit del nga territori i Shqipërisë, duke formuar një kanion.