Ka vetëm pak ditë që është publikuar projekti i parë muzikor i këngëtares shkodrane, Kejsi Rrustja e që mban titullin “This Love”.

Kjo këngë u shoqërua me videoklip i cili u xhirua në pikën turistike të Shirokës në Shkodër.
Kënga duket se ka marrë rrugën e vet të suksesit teksa rezulton të jetë më e transmetuara në programet “Disko Radio” dhe “Kënga Juaj” të Radio Shkodres në frekuencën 92 mhz. Deri tani kënga numëron mbi 300 mijë klikime në You Tube.
Kujtojmë që këngëtarja shkodrane ishte e ftuar pak ditë para publikimit të këngës “This Love” në emisionin “Kënga Juaj” me Marjon dhe Blertën ku tregoi më shumë për jetën e saj në Gjermani.