Programi që shoqëron dëgjuesit kryesisht jashtë kufijve të Shqipërisë do t’i dedikojë një hapësirë të veçantë këngëtares me të cilën krenohemi të gjithë, Vaçe Zelës.

Gjatë kësaj hapësire do t’i kushtohet vëmendje përmes detajeve të rrëfyera nga moderatorët e programit: Marjo dhe Blerta, të pjesëmarrjeve të Vaçe Zelës në Festivalin e Këngës.
Dëgjuesit e programit përveçse do të kenë mundësi të njihen me fakte të veçanta rreth jetës së Vaçe Zelës gjithashtu do të mund të dëgjojnë edhe disa prej këngëve të saj.
Mos harroni ta ndiqni sonte në orën 20³⁰ në frekuencën 92 mhz.