Erdhi më në fund çasti i shumëpritur i Sanremos për të gjithë ne që nuk lamë gjë pa i thënë asaj, Alketës.
Ne e kemi kritikuar e madje më shumë se kritikuar, jo sepse kemi diçka me të por sepse e duam fort. Si dhe në ç’mënyrë do të thoni ju?
Po a nuk është nga anët tona ajo shprehja e famshme që “Kush të rreh edhe të do”?!
Se ne ndryshe nuk dimë ta shprehim dashurinë që kemi për një person përveçse duke e frustruar deri në “rrahje” verbale. Se mos e merrni për rrahje fizike ju!
Kemi thënë e ç’nuk kemi thënë por prapë sytë tek ty do t’i kemi edhe sonte, madje sonte më shumë se kurrë se nuk duam të na shkojë “kori” i kritikave që kemi nisur t’i mendojmë që sot për atë që do të të themi nesër.
Kështu që Alketa të lutem gabo edhe sonte që të mos na marrë për kot e nesërmja!
Autori: Marjo Gjini
