E kritikuan, e fyen madje edhe e shanë dhe nuk i lanë gjë pa thënë për mënyrën sesi e moderoi Festivalin e Këngës në RTSH por mesa duket një lajm i keq erdhi për ta por që në fakt përbën një lajm shumë të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Sanremo”, festivali më i vjetër në Europë do të ketë pjesë të moderimit pikërisht prezantuesen e njohur shqiptare, Alketa Vejsiun.

E konfirmuar zyrtarisht përmes Amadeus dhe konferencës për shtyp është edhe prezantuesja Alketa Vejsiu. Lajmi zyrtar po qarkullon në të gjitha mediat italiane. Portalet i kanë bërë jehonë pranisë së prezantueses nga Shqipëria në skenën e madhe të këtij festivali.
Alketa Vejsiu nuk do të jetë e vetmja shqiptare në këtë festival pasi në të do të jetë edhe shqiptarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa si e ftuar speciale.

Nuk do të ishte aspak çudi që tani t’i shikonim “moralistët” në një tjetër qëndrim pas këtij konfirmimi të Alketës.