Në prag të ceremonisë së 92-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”, është publikuar lista e të nominuarve dhe këtë vit ka jo pak surpriza.
“Oscars 2020” do të mbahet më 10 shkurt në teatrin “Dolby” në Los Angeles e po ashtu si vitin e kaluar edhe këtë herë ceremonia do të zhvillohet pa një prezantues.
Sa i përket nominimeve është “Joker” ai që kryeson listën me plot 11 të tilla duke përfshirë ato më të rëndësishmet si “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Aktori më i mirë” dhe 8 të tjera. Mesa duket Joaquin Phoenix do të triumfojë sërish ashtu siç ndodhi edhe në “Golden Globes”.
Pas tij renditen “The Irishman”, “1917” dhe “Once Upon a Time in Hollywood” me 10 nominime secili.
Burimi: topalbaniaradio.com
