Këngëtarja e njohur shkodrane Klodiana Vata tregoi sonte gjatë emisionit “Kënga Juaj” në Radio Shkodra se nuk i kanë pëlqyer mesazhet e urimit që miqtë i kanë dërguar asaj për fundvit, pjesë e një trendy ku të gjithë duket se dërgojnë mesazhe urimi jo të personalizuara dhe që vetë ajo kishte preferuar të mos u kthente përgjigje atyre si një “formë ndëshkimi”.

Klodiana Vata tregoi gjithashtu se mbrëmjen e ndërrimit të viteve e kaloi në punë pra duke kënduar live.
E pyetur se kush ishte personi i parë që preferoi të përqafonte, ajo na surprizoi me përgjigjen e saj duke thënë se ishte pikërisht këngëtarja e njohur Blerina Matraku personi i parë që kishte puthur, sigurisht në faqe.
Kujtojmë që artistja Klodiana Vata pati në vitin 2019 disa suksese ku në fund e konkretizoi edhe me çmimin si “Këngëtarja më e Mirë e Vitit 2019” në “Best 10 North”.
Ndiqni në linkun e mëposhtëm intervistën e plotë:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=584249739094246&id=100025276751193