Dietologia më e famshme në Shqipëri ishte këtë fundjavë e ftuara e veçantë e emisionit radiofonik “Kënga Juaj” në Radio Shkodra ku ju përgjigj shumë pyetjeve dhe ngacmimeve që moderatorët e programit, Marjo Gjini dhe Blerta Kopliku i bënin asaj por përgjigjet e veçanta nuk munguan nga ana e Anilës.
E pyetur se pëse Anila nuk e ka vënë në dietë edhe bashkëshortin e saj ashtu si pjesën më të madhe të VIP-ave shqiptarë, ajo ju përgjigj duke thënë se bashkeshorti i saj nuk i ndjek rregullat strikte lidhur me ushqimin dhe nuk tenton shumë drejtë ruajtjes së linjave.
Kjo sipas saj kishte të bënte vetëm me konsumin e tepruar të verës dhe jo me regjimin ushqimor që sipas saj ishte i njëjte me të Aniles.
Ndiqni intervistën e plotë:
